Xheladin Murati
Pavarësisht faktit se edukata e ka humbur vlerën e dikurshme, roli dhe misioni i saj mbeten aktuale sot dhe kudo qoftë. Mungesa e edukates e varros ëndrrën për një shoqëri të pjekur e të modeluar sipas parimeve universale për sjellje të mire. Në këtë kontekst, misioni i edukates shkon paralel me vendosjen e sundimit e të drejtës dhe funksionimin e shoqërisë.
1.Premisat.
Për të trajtuar temën në fjalë kamë për bazë premisat vijuese:
1.Për njerëzit e edukuar është shumë i rëndësishëm autoriteti i familjes, rëndësia e shoqërisë dhe dinjiteti njerëzor.
2.Edukata është e kujdesshme ndaj ndryshimeve.
3.Edukata e zbukuron sjelljen e njeriut.
2.Qasjet dhe aspektet
Misioni dhe funksioni i edukates nuk ka dështuar por është zbehur shumë. Edhe pse edukata kontribuon në ruajtjen e autonomisë personale dhe ndërtimin e kompetencave personale, ajo sot nuk reflekton në këtë drejtim. Eshtë e domosdoshme një reformim i thellë dhe e mirëfilltë i edukimit.
Për të gjykuar karakterin e veçantë të edukatës dhe rolin e saj, çka është një nga faktorët që ndikon dhe kontribuon në kohezionin social, në realizimin e ndikimeve dhe detyrimeve shoqërore. Prandaj edukata e mire vlen shumë dhe ajo reflekton në tri raste që tregon se njeriu është i edudukuar:
1. Në përdorimine tepruar të telefonit në prani të shoqërisë, miqësisë, në familje,
2. Në aspektet dhe raportet sociale në punë dhe
3. Në aspekte të tjera të jetës.
Duke qenë në këtë pozitë njeriu vërtetë është më i tërhequr dhe më i privuar nga shanset e jetës shoqërore dhe pikërisht sjelljet e tilla e bëjnë atë të paedukuar. Ndërkaq edukata synon të mos krijoj barriera në komunikim, por njeriu të imponohet nga prirja për të qenë në rrjedhat e kohës dhe të gjendet në rrjedhën e natyrshme të zhvillimit. Njeriu i edukuar ka koncept dhe vizion veprimi, ai me sistemin e vlerave hierarkike i përgjigjet dinamikës së jetës dhe si i këtillë ai vlen mbase është në kërkim të vlerave më të larta e të merituara.
Pra edukata vlen aq sa janë të edukuar njerëzit apo sa janë ato të vlefshëm. Kjo nënkupton një sjellje konsistente të njeriut në raportet që krijon në familje, në shoqëri, në punë. Në këtë kontekst edukata është sinonim i mirësjelljes. Sa më mire që sjellesh aq më shumë reflekton educate.
Si mund të vlerësojmë sa janë të edukuar njerëzit? Ka më shumë elemente, po këtu po përmendi tre nga këto:
1. Frekuenca eaktivitetit edukativ,
2. Simptomat e tërheqjes ndaj të tjerëve dhe
3. Preokupimi me çështjen e edukatës.
Në këtë asspekt ia vlen të përmendet që edukata është faktor i parë dhe deri tani i verifikuar i shoqërisë që ka paraparë nevojën për pedagog në institucione dhe edukatën e trajton si factor strategjik zhvillimor. Shkalla e reformimit dhe e ristrukturimit që pëson edukata është pozitive sepse vërtetë tregon se ajo është për njerëz të edukuar mbase nuk vjetrohet kurrë.
Sot flitet të ndryshojmë ligjet e sjelljes, mendoj se kjo është punë e mire, e dobishme, por nuk varet krejt nga kjo. Nuk është puna të ndryshojmë ligjet por të ndryshojmë praktikën e sjelljes, të ndryshojmë gjykimet për edukatën, të veprojmë në mënyrë edukative në raportet me njerëzit.
Si studiues dhe qytetar ne kemi përgjegjësi për edukimin e gjeneratave të ardhme. Nuk do të isha pajtuar me faktin se kemi kontroll mbi ate çfarë ndodh me edukimin e brezit të ri apo siç thuhet ne e kemi edukatën mire. Kjo është stimulim i vetëkënaqësisë se punët na shkojnë mire.
Duke qenë se teknologjia sa vjen e zhvillohet, ajo reflekton edhe në funksionin e edukimit që realizohet që nga familja. Në këtë drejtim reflektim të drejtpërdrejt në edukim ka ndikimet e inteligjencës artificiale, realitetit virtual, kompjuterit, informatika, interneti, portalet e ndryshme, libri elektronik e të ngjashsme.
Të gjitha këto e shtojnë nevojën për një edukatë të mirëfillt e cilësore sepse ekziston një kërcënim për edukimin e drejtë.
3.Përfundim
Edukimi i së ardhmes ngre çështje etike dhe pedagogjike dhe pse jo edhe politike. Edukata është dhe do mbetet çështje madhore sepse ajo duhet t’u mbetet trashëgimi fëmijëve. Prandaj duhet ta rikthejmë vlerën e saj, ta forcojmë konceptin e edukimit sepse edukata vlen vetëm te njerëzit e edukuar.
Të jesh i edukuar do të thotë të zgjedhish të njohurën nga e panjohura, përpjekjen ndaj vendnumërimit, faktet ndaj të dhënave objektive, faktet aktuale ndaj atyre që mund të ndodhin nesër.




