Edirne, rritet lëvizshmëria e migrantëve

Në qytetin perëndimor të Turqisë është rritur lëvizshmëria e migrantëve.

Dhjetëra migrantë të cilët duke filluar nga mbrëmë dëshironin të kalojnë në Evropë, kanë arritur në qytetin Edirne prej ku u drejtuan drejt kufirit në këmbë.

Migrantët, në mesin e të cilëve gjenden edhe fëmijë dhe gra, u nisën në drejtim të fshatrave të qytetit në fjalë që gjenden në afërsi të kufirit.

Lëvizshmëria e migrantëve u rrit ndjeshëm në orët e mëngjesit. Shumë migrantë të parregullt me taksi dhe autobusë filluan të arrijnë në Edirne. Migrantët e parregullt janë duke shkuar në kufi për të kaluar në Greqi.

Në mesin e grupeve gjenden edhe familje, si dhe foshnja dhe fëmijë./AA/