Edhe pse është shkarkuar, Lampard vazhdon të paguhet nga Chelsea

Sipas “The Sun”, Lampard vazhdon të paguhet ende nga Chelsea pavarësisht që është shkarkuar, kjo sepse ekzistonte një dakordim ndërmjet palëve, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, Lampard nuk është në nxitim për të pranuar ndonjë punë, vetëm nëse i ofrohet ndonjë ofertë tepër e mirë për tu refuzuar, dhe ajo ofertë do të duhej të ishte më shumë se 1.8 milionë funte, paga aktuale e tij tek Chelsea.

Kur Lampard u shkarkua nga Chelsea muajin e kaluar, klubi nuk e pagoi pjesën e mbetur të kontratës së tij.

Në vend të kësaj ata kanë mbajtur pagën e tij 75 mijë funte në javë, me një marrëveshje që do të vazhdojë të paguhet deri në korrik nëse nuk merr një punë diku tjetër.

Dhe kjo e lë Lampard në një pozicion ku çdo ofertë punësimi që vjen potencialisht ta shqyrtojë mirë dhe të ketë kohë për të zgjedhur.