Gruaja e Valon Behramit, Lara Gut-Behrami ka triumfuar në garën e Super G në Kupën e Botës që u zhvillua në Garmisch-Partenkirchen.
Kjo ishte fitorja e 29-të në karrierën e saj, shkruan albinfo.ch.




Në këtë garë, Kaisa Wickhoff u rendit në vendin e dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi Marie-Michele Ganyon.
Për 29-vjeçaren zvicerane, kjo ishte fitorja e tretë radhazi këtë edicion, sepse ajo ishte më e mira edhe në St. Anton dhe Crans-Montano.
Ajo me këtë fitore e ngrit edhe më shumë dallimin e pikëve me përcjellësit e saj në këtë disiplinë në renditjen e përgjithshme. Bashkëshortja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, e përfundoi garën me kohën prej 1.15.70 minuta.
“Është shumë mirë të jesh kaq e shpejtë sërish. Jam shumë e lumtur që vetëbesimi më është kthyer”, ka thënë Lara Gut-Behrami.