Edhe një deputet pozitiv me Kovid, gjithsej 3 raste aktive në Kuvend

Një deputet e VMRO-DPMNE-së është e infektuara më e re me Kovid-19 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Me këtë, numri i rasteve aktive në Kuvend arrin në 3 deputetë.

Ajo është e infektuar që një javë, por dy javë më parë nuk ka qenë në punë, ka mësuar MIA.

Dy rastet paraprake aktive me Kovid-19, nuk kishin dërguar asnjë deputet në izolim dhe Kuvendi sot ka realizuar aktivitete.