Edhe Bebe Rexha do të jetë bashkëprezantuese në “MTV EMA 2020”

Po afron ngjarja e madhe e industrisë së muzikës “MTV EMA”, ndërsa tashmë janë bërë të ditura të gjitha detajet, shkruan lajmi.net.

“MTV Europe Music Awards” do tëm bahet më 8 nëntor, këtë herë virtualisht për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Madje, artistët do t’i realizojnë performancat nga vende të ndryshme dhe do të ndahen çmimet për më të mirët në këtë fushë.

Në mesin e emrave që do të prezantojnë në këtë event është edhe Rita Ora, e cila këtë gjë e konfirmoi përmes një postimi në Instagram.

Por, Rita nuk është shqiptarja e vetme që prezanton në “MTV EMA”, ngase edhe Bebe Rexha do ta bëjë të njëjtën gjë.

Në anën tjetër, Dua Lipa është e nominuar në katër kategori, përfshirë “Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”.

Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha dhe Rita Ora prezantojnë në një event prestigjioz, ngase edhe më parë ka rastisur që të prezantojnë, madje bashkë. /Lajmi.net/