Edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka njoftuar se ka rezultuar negativ për Kovid-19 dhe se do të kthehen.
“Bazuar në protokollet e parapara shëndetësore më është bërë edhe për herë të dytë testi për praninë e virusit COVID-19, e që për fat të mirë edhe kësaj radhe rezultoi NEGATIV! Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, njëkohësisht u dëshiroj shërim sa më të shpejtë edhe të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë virus. Apeloj te të gjithë qytetarët, të respektojnë rregullat, të qëndrojnë në shtëpi, t’i kushtojnë vëmendje higjienës dhe të mbajmë distancë mes nesh prej 2 metër”, njoftoi Ademi.
Paraprakisht, se janë negativ për Kovid-19 kanë deklaruar edhe kryeministri, Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.