Edhe 13 shkolla morën leje për mësim me prani fizike

Në seancën e mbrëmshme, Qeveria miratoi Raportin për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga themeluesi i shkollës për organizimin e mësimit me prani fizike, të dorëzuara në periudhën prej 5 deri më 6 tetor 2020, kumtoi shërbimi për informim i qeverisë.
– Advertisement –

Sipas raportit, Komisioni shqyrtoi gjithsej 39 kërkesa nga shkollat ​​fillore dhe ka dhënë pëlqimin për të filluar mësimin me prani fizike të 13 shkollave fillore, ndërsa kërkesat e 25 shkollave fillore nuk u pranuan.
– Advertisement –

Komisioni i dha pëlqimin e pjesshëm një shkolle fillore për mësimdhënie me prani fizike për mësim praktik, duke marrë parasysh që është shkollë e muzikës.
– Advertisement –

Raporti i plotë i Komisionit për aplikimet e paraqitura nga 5 deri më 6 tetor 2020 mund të shihet në linkun vijuese: https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/izvestaj_od_komisijata_za_davanje_soglasnost_za_rabota_na_ucilistata_so_fizicko_prisustvo_06102020_1.pdс.