Eco Guerilla përshëndet arrestimin e 5 të punësuarve në komunën e Tetovës, të ndëshkohen edhe uzurpuesit tjerë

Eco Guerilla përshëndet aksionin policor ku janë arrestuar 5 të punësuar nga Komuna e Tetovës në lidhje me keqpërdorimet e bëra në privatizimin e pronave publike.

Inkurajojmë organet e rendit dhe të hetuesisë që të zgjerojnë operacionin e hetimeve në Komunën e Tetovës për të zbuluar fajtorët e vërtetë që kanë lejuar dhe mundësuar uzurpimet masive të hapësirave tjera publike në qytetin e Tetovës dhe para drejtësisë të nxirren edhe peshqit e mëdhenj. Shkatërrimi i hapësirave të gjelbërta në qytet dhe shndërrimi i tyre në vendparkime private për ndërtesat banesore duhet të hetohet poashtu dhe të përfundojnë në paraburgim edhe persona të tjerë që kanë gisht në këto aktivitete mafioze.

Presim drejtësi jo selektive për të gjithë.