E veshur me të brendshme e me xhaketë, Dafina ‘ngrit’ temperaturat me këtë paraqitje

Dafina Zeqiri është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat shfaqet tejet atraktive në secilën paraqitje.

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja postoi një fotografi, ku shfaqet e veshur në të brendshme të zeza dhe me xhaketë të gjatë të gjelbër.

Edhe kësaj radhe, ajo vuri në pah linjat trupore si dhe tatuazhet e shumta që ia mbulojnë pothuajse gjithë trupin.

“Tani më në fund kam një xhaketë të gjelbët në garderobën time”, shkruan Dafina.

Kujtojmë se “Zili Zili” është kënga e fundit e Dafinës, ndërsa së fundi përmes disa fotografive paralajmëroi tjetër projekt të ri.