E shtrirë në shtrat dhe me dukje ndryshe, publikohet video e Bebe Rexhës e realizuar pesë vite më parë

Bebe Rexha teksa është shumë e angazhuar rreth këngëve të reja, ka publikuar një video të realizuar pesë vite më parë.

Në atë video, këngëtarja shfaqet e shtrirë në shtrat, teksa shihej se kishte pamje krejtësisht ndryshe, me flokë ngjyrë kafe.

“Derisa jam duke përfunduar albumin tim, këtu është një video e imja në Los Angeles më 2015, teksa isha duke punuar rreth këngëve të reja. Flokët kafe Bebe”, ka shkruar ajo.

Bebe Rexha pritet që së shpejti të sjell për fansat e saj projektet e reja për të cilat është duke punuar.