E quajti terrorist, Erdogan padit kreun e ekstremit të djathtë holandez, Geert Wilders

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paraqitur një padi në Prokurorinë e Përgjithshme të Ankarasë kundër kreut të partisë së ekstremit të djathtë hollandez Pvv Geert Wilders për deklaratat “ofenduese” kundër kreut të shtetit, shkruan a2cnn.
– Advertisment –

Wilders kishte paraqitur presidentin turk Erdogan në një karikaturë të përhapur në Twitter me një bombë në kokë, shoqëruar me komentin “terrorist”.

Sipas ankesës së paraqitur nga avokati i Erdoganit, Huseyin Aydin, mesazhet e politikanit holandez nuk mund të hyjnë në kufijtë e lirisë së shprehjes, sepse ato përbëjnë krim, sepse kanë ofenduar Presidentin e Republikës”, parashikuar nga kodi penal i Ankarasë.