E përbashkët e gjithë kundërshtarëve të Albin Kurtit është krimi dhe korrupsioni

Xhevdet Hajredini

Emruesi I përbashkët I të gjithë kundërshtarëve të Albin Kurtit është krimi dhe korrupsioni.

Hashimi dhe Isa më tepër kanë frikë se a do shpëtojnë nga përgjegjësia për krimin dhe korrupsionin, se sa të preken nga virusi Kovid 19.

Jeta Xhara e pyet Hashim Thaçin, por ai s’i përgjigjet:
A është e vërtetë që Gjykata Speciale ju ka intervistuar së paku një herë në Prishtinë e një herë në Vjenë? Si i komentoni kritikat që thonë që kompromiset të cilat po i pranoni në relacion me Serbinë nuk e kanë qëllim përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por vetëm të shpëtoni nga akuzat e Gjykatës Speciale?