Duket e pabesueshme, por goli të cilin Lionel Messi e shënoi të dielën kundër Osasusën është tejet i ngjashëm me atë që Diego Armando Maradona e kishte shënuar për Newell’s Old Boys në vitin 1993.
Sikur kjo rastësi të mos mjaftonte në këtë javë të të gjitha javëve, Messi e festoi këtë gol duke e zhveshur fanellën e vet të Barcelonës për ta zbuluar fanellën e Maradonës në Newell’s, transmeton Gazeta Express.
Kush do ta kishte imagjinuar një gjë të tillë.
GOLI I MARADONËS
De Maradona a Messi: dos zurdazos calcados, una celebración para la historia…
— moisESPN (@moillorens) November 29, 2020
Maradona e kishte shënuar atë gol në një ndeshje miqësore kundër Emelec më 7 tetor 1993, pasi ishte kthyer në futbollin argjentinas.
Messi, 27 vjet më vonë vetëm pak ditë pas vdekjes së Maradonës, nuk ka mundur ta nderonte më mirë legjendën e futbollit.
GOLI I MESSIT
MESSI WHAT A GOAL pic.twitter.com/qeUdG0Tqr2
— MessiTeam (@Lionel10Team) November 29, 2020
Messi kishte konfirmuar në të kaluarën se e kishte parë golin e Maradonës për Newell’s drejtpërdrejt, ndërsa të dielën e rikrijoi atë. /Gazeta Express/
Encima el gol de Messi es casi igual al único que hizo el Diego en Newells, dejame de joder. pic.twitter.com/ABiRgdlHJi