E kryejnë takimin, Mustafa: S’jam hidhëruar me Albinin, takohemi nesër

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dalë nga Kuvendi aty ku për tre orë është takuar me të parin e LV-së, Albin Kurtin, shkruan Gazeta Express.

Para mediave, shkurtimisht, Mustafa e ka lënë të nënkuptohet se nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion.

Ai ka shtuar se nuk kanë qenë të hidhëruar me Kurtin,e se do të takohen nesër.

“Sjemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë Mustafa shkurtimisht, raporton Televizioni T7.