Është arritur një marrëveshje për të mbajtur një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në ditët në vijim, raporton agjencia ruse e lajmeve IFAX, duke cituar ndihmësin e Kremlinit, Yuri Ushakov.Zyrtari thuhet se ka thënë se të gjitha palët kanë filluar të punojnë mbi detajet, shkruan Sky News.
Vendi i takimit është rënë dakord gjithashtu dhe do të shpallet më vonë, tha ndihmësi i Kremlinit.Ushakov tha se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, kishte folur për idenë e një takimi trepalësh midis Putinit, Trump dhe Volodymyr Zelensky kur zhvilloi bisedime me Putinin të mërkurën.
“Me sugjerimin e palës amerikane, u ra dakord në parim për të mbajtur një samit dypalësh në ditët në vijim, domethënë një takim midis Presidentit Vladimir Putin dhe Donald Trump”, ka thënë Ushakov.Takimi mund të ndodhë javën e ardhshme, siç kemi raportuar, por Ushakov tha se është ende e vështirë të thuhet se sa ditë do të zgjasin përgatitjet për takimin.
Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se zhvilluar një telefonatë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.Biseda u zhvillua pas vizitës së të dërguarit të posaçëm të Trump, Steve Witkoff, në Moskë.
Zelensky deklaroi se qëndrimi i përbashkët i Ukrainës me partnerët e saj është absolutisht i qartë: “Lufta duhet të përfundojë…”.