E dhimbshme: Sharraxhiu nga Tetova shiti sharrën për shërimin e vajzës, ka nevojë për ndihmë!

Një njeri punëtor ishte detyruar ta shesë sharrën, mjetin e vetëm të punës për të paguar shërimin e vajzës së tij. Tash punon me mëditje me sharrë të huaj, sharron dru por merr vetëm 40 denarë në 1 m3 dru të prerë, dhe kjo nuk i mjafton për të siguruar ushqimet, qeranë dhe faturat e familjes së tij pesë anëtarëshe. Momentalisht pranon ndihma nga miq dhe të afërt por ai nuk e dëshiron këtë, sepse ka fuqi dhe vullnet që ta sigurojë vetë idaren e familjes së tij. Ai mund të fitojë deri 150 denarë në m3 dhe të pavarësohet nga ndihma që i japin tjerët, për ti siguruar familjes ushqimin, qeranë dhe faturat.
Një moto-sharrë kushton rreth 1,500 euro, para të cilat do e pavarësonin këtë familje aktualisht në nevojë dhe do e nxirrnin nga pragu i varfërisë. Me blerjen e sharrës, ne e socializojmë këtë person që ta nxjerrë kafshatën e bukës vet, me djersën e tij, hallall… Pak nga pak, mund t’i sigurojmë mjetet e duhura që kjo familje të sigurojë vetë jetesën. Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni, më kontaktoni në inbox mua, Shafi Ajdinin ose Bekim Sulejmanin. T’i japësh nevojtarit peshkun e ke ushqyer për një ditë, po t’i japësh grepin e ke ushqyer për jetë. Hapeni zemrën, edhe kësaj here, si gjithmonë… (Arjanit Xhaferi)