“E bëre legjendë Sanremon, sikur shkove në Mars”, Alketa i reagon komentuesit

Alketa Vejsiu mori pjesë në edicionin e sivjetmë të “Sanremos” si bashkëprezantuese.

Ajo prezantoi në natën e tretë të festivalit krah Amadeusit, duke e bërë ëndrrën e kahmotshme realitet.

Mbrëmë, prezantuesja ishte e ftuar në emisionin italian “Porta a Porta”, ndërsa në Instagram solli pamje nga ai emision.

Në mesin e shumë komenteve, një ndjekës i shkruan “He se na cave trapin me gjith sanremo se e bone
legjend sikur ke shku ne MARS”.

Nuk mungoi përgjigja e Alketës, ku shkruan “E mo mire mbaje veten. Shiko beji ndonjerit tatoo SANREMOOO! Do te duket nje veper e bukur e do e duash dhe ti kete pjesmarrje”.