Është zhdukur Zeqirjai 33 vjeçar, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Zeqirja Hasan 33 vjeçar për herë të fundit është parë më datë 8.5.2020 (para dy ditëve) kur ka qenë te gjyshja e tij në Daljan të Ohrit. Prej ateherë i janë zhdukur të gjitha gjurmët. Familja dhe miqtë e tij kerkojnë ndihmë për ta gjetur. Kush posedon ndonjë informacion mund të paraqitet në SPB Ohër ose në numrin 075 663-689.
Herën e fundit ai ka qenë i veshur me “jakne” të kuqe dhe me xhinse (farmerka).