Dy vëllezër nga Ferizaj, vdesin si pasojë e C0V ID

Agron dhe Adnan Bucaliu vdiqën në moshë të re, ndërsa pas kësaj ka reaguar edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Doktor Adnan Bucaliu ka vdekur vetëm tri ditë pasi që i vdiq edhe vëllai Agroni.

Aliu ngushëlloi familjen, teksa shtoi se lajmi për ndarjen e hershme nga jeta e dy vëllezërve Bucaliu, tronditi jo vetëm familjen, por edhe mbarë Ferizajn, miqtë e të njohurit e të ndjerëve.

“Më lejoni që në emër të qytetarëve ferizajas, familjes së nderuar Bucaliu, t’iu shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e familjarëve të tyre, Agron dhe Adnan Bucaliu.Ata kaluan në amshim në moshë të re, shumë pak ditë nga njëri-tjetri, për t’u bashkuar përgjithmonë në amshim, e për ta mbajtur të bashkuar fortë , kujtimin e tyre nga familja e shoqëria.Pushofshin në paqen e paskaj e qoftë jetëgjatë kujtimi i tyre!Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerëve!”, shtoi Aliu.

Vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga CO VID-19, teksa numri i  përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në mbi 39 mijë raste.