Dy të vdekur, 13 të plagosur në një ndej në Chicago

Policia u thirr në vendin e ngjarjes rreth orës 4:41 të së dielës dhe zbuloi 15 persona të qëlluar, sipas Departamentit të Policisë në Çikago, transmeton lajmi.net.

Viktimat variojnë nga mosha 20 deri 44 vjeç, tha policia. Të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës në gjendje kritike. Disa njerëz u transportuan në dhomën e urgjencës, njoftoi stacioni ABC Chicago WLS.

Greg Stinnett, ndihmës i zëvendës shefit të ndihmës së parë në Departamentin e Zjarrit të Çikagos, e përshkroi skenën si “shumë kaotike” kur mbërriti në vendin e ngjarjes.

“Ata po vraponin. Ata po bërtisnin”, tha Stinnett për pjesëmarrësit në parti. “Ata ishin kudo”..