Dy të burgosur me ndihmën e një të punësuari në Idrizovë dhe një personi tjetër kanë kryer 26 vepra penale “mashtrim”

MPB ngriti padi penale për katër persona për 26 vepra të kryera penale mashtrim, me çka kanë përfituar pasuri të paligjshme prej 177.550 denarë.

Në aktivitetet ilegale kanë marrë pjesë dy persona nga Shkupi, të cilët po vuajnë dënimin me burg në Idrizovë. Dy të dënuarve, iu kanë ndihmuar edhe dy persona, prej të cilëve njëri i punësuar në burgun e Idrizovës, ku kryesit vuanin dënimin me burg.
– Advertisement –

Nga MPB informojnë se Departamenti për Punë Kriminalistike në Njësinë për Punë të Brendshme Kisella Vodë, pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka parashtruar vepër penale kundër B.A. (33) dhe B.S.(43), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim se kanë kryer 26 vepra penale “mashtrim”.

Vepra penale janë ngritur edhe kundër A.B. (31) dhe I.Z. (53), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “ndihmë” në lidhje me 26 vepra të kryera penale “mashtrim”, me çka kanë përfituar pasuri të paligjshme prej 177.550 denarë.
– Advertisement –

Më 9 maj të vitit 2020, me Urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake, ishte bërë kontroll në INP Idrizovë, në hapësirat ku ishin të vendosur i denoncuari i parë dhe i dytë, pas çka me ta ishte bërë bisedë në të cilën në tërësi e kanë sqaruar mënyrën e kryerjes së veprave penale, thonë nga MPB.