Dy partitë më të mëdha në Irlandën Veriore u dakorduan për ndarjen e pushtetit

Dy partitë më të mëdha politike në Irlandën Veriore, Shin Fejn nacionaliste dhe Partia demokratike unioniste probritanike, pas tre viteve, u dakorduan për ndarjen e pushtetit në qeverinë rajonale.

Partia më e madhe nacionaliste irlandeze Shin Fejn dhe rivalja Partia demokratike unioniste (DUP) e mbështetën propozimin e qeverisë irlandeze dhe britanike për t’i dhënë fund suspendimit më të gjatë të Parlamentit në 13 vite.

DUP dhe Shin Fejn pothuajse tre vite kontestojnë rreth ndryshimeve në koalicionin qeveritar. Qeveria e Irlandës Veriore nuk funksion që nga janari i vitit 2017.

Sipas marrëveshjes paqësore nga viti 1998, me të cilën përfundoi përleshja që ka zgjatur me dekada të tëra mes forcave probritanike dhe proirlandeze, parlamenti në Stormont mund të punojë vetëm nëse partitë më të mëdha me përcaktime të ndryshme pajtohen që të bashkëpunojnë.

Shin Fejn është tërhequr nga Qeveria e koalicionit për shkak të programit për nxitjen e energjisë për ngrohje nga burimet e ripërtëritshme, miratimin e të cilit e ka kryesuar liderja e DUP-it dhe ish-kryeministre Arlin Foster. Vlerësohet se për programin nga buxheti janë paguar 670 milionë dollarë.

Dy partitë kontestojnë edhe rreth kërkesës së Shin Fejn, që gjuha irlandeze të jetë gjuhë zyrtare në Irlandën Veriore, Kontestuese janë edhe martesat e gjinisë së njëjtë të cilat DUP nuk i mbështet.