Dy kompani nga Beogradi kanë dhuruar mjete në Klinikën Infektive dhe ISHP

Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Febrile dhe Instituti i Shëndetit Publik morën mjete financiare në vlerë prej 16,000 euro. Bëhet fjalë për donacion nga kompanitë “Tenfore” dhe “Europoint Systems” nga Beogradi, partnerë shumë vjeçar të Bankës Popullore dhe bankave afariste në vend.

Me mjetet e potencuara, siç informohet nga zyra e “Europoint” në Shkup, Klinika e Sëmundjeve Infektive riparoi një respirator të dëmtuar dhe janë blerë makina për larjen e rrobave, makina për tharjen e rrobave dhe telefona celular, të gjitha së bashku në vlerë të përgjithshme prej 6,000 euro, ndërsa në Institutin e Shëndetit Publik ka dhuruar 10,000 euro për të blerë reagjentë dhe teste të nevojshme për të testuar Covid-19.