Dy gra shtatzënë nga Dibra dërgohen në Qendrën Infektive në Shkup – testohen për koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp tha se dy gra shtatzënë nga Dibra me automjet të Ndihmës së shpejtë mjekësore janë dërguar në Shkup, me qëllim që tu bëhet test për koronavirus.

Filipçe shtoi se ata do të qëndrojnë në Shkup, derisa të testohen dhe më pas të përgatiten për lindjen e fëmijëve.