Durrës, gjendet i pajetë trupi i të riut nga Siria

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur në një lagje të Durrësit. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një shtetas sirian rreth 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Viktima nuk ka plagë me armë zjarri. Do jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të tregoj shkakun e vdekjes së të riut që u gjet pranë ish-hotel “Vollgës” në Durrës.