Duka: Situata në Dibër po përkeqësohet, presim më shumë angazhim dhe ndihma nga qeveria

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka për ‘Sloboden Pecat’, ka theksuar se në këtë qytet në të cilin është shpallur situatë krize është e domosdoshme që të përforcohet ndihma mjeksore dhe se presin që gjatë ditës së sotme këtë ta bën pushteti qëndror.

“Në ora 10:00 kemi takim me shtabin e krizës pasi situata po përkeqësohet. Presim ndimë nga pushteti qëndror, përkatësisht personel mjekësor, paisje mjekësore dhe dezinfektues. Na nevojiten dhe veshje mbrojtëse mjeksore. Kemi aktualisht por na duhen furnizime, sepse përveç që janë drejt përfundimit janë një-përdormshe. Pak ka dhe frikë dhe kjo është. Në Dibër nuk ka asnjë aparat respirator. Këtë virus e kemi bakshish nga çifti që u kthye nga Italia, prej atje kanë qenë në varrim, janë përqafuar me personat dhe tani parandalimi i vetëm është që të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetizolohen. Kemi një eidemiolog, dy infektolog, një teknik mjeksor dhe një mikrobiolog. Kjo nuk është e mjaftueshme. Personat me simptoma të rënda do të dërgohen në klinikën e infektologjisë. Kemi 10 mjekë në qendrën spitalore, kemi hapur një pikë stacionimi me 4 shtretër. Situata është e rëndë” – thotë Duka.

Rreth njoftimit të ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe se sot në Dibër do të testoen një numër i madh i qytetarëve, Duka thotë se nuk ka informacione të detajuara./InfoShqip.com