Dueti me Ledrin shkak për prishjen e Capital T-së me Majkun?

Madje, nuk kanë munguar rastet kur reperët në këngët e tyre i kanë bërë ‘dissa’ njëri-tjetrit.

Kjo ‘armiqësi’ mes tyre siç duket u bë shkak që Majk t’i prish raportet me kolegët që bashkëpunojnë me Ledrin.

Fjala është për Capital T që e ka paralajmëruar një duet me Ledrin, e kjo gjë ka bërë që Majk të reagojë ashpër përmes rrjeteve sociale, ani pse s’përmendi emra.

Edhe reagimi i Capitalit bëri të mendojë që Majku e thumboi atë.

Sidoqoftë, se si do vazhdojë ngjarja, presim të shohim.