Dua përcolli deri në orët e vona zhvillimet në SHBA, pret fitoren e Biden

Që prej fillimit të fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dua Lipa është përfshirë përmes disa postimeve.

Këngëtarja, disa herë ka treguar se e mbështet Joe Biden, kurse nuk kanë munguar as ironizimet me presidenti aktual, Donald Trump.

Mbrëmë, këngëtarja i përcolli deri në orët e vona rezultatet e zgjedhjeve, ndërsa shpreson që Biden ta fitojë edhe Ohion.

“Mjaft me këto zgjedhje për sonte. Le ta marrim Ohion”, janë fjalët e këngëtares shqiptare. /Lajmi.net/