Tani mund të themi se pushimi gjysmë viti ia ka vlejtur, prej se publikoi këngën ‘Dont start now’, Dua nuk po i ndahet rekordeve.
Emri i saj është gjithmonë në top listat e këngëve, si në Britaninë e Madhe ashtu edhe në SHBA, së fundmi ajo është renditur e para në ‘Billboard Radio Charts’.
Kjo është kënga e parë me të cilën këngëtarja nga Prishtina arrin një sukses të tillë, por nuk do jetë e fundit shpresojmë sepse me albumin e ri ‘Future nostalgia’ prishtinasja premton shumë.