Dua Lipa kremton 10 milionshin e parë të ‘Break my heart’

Dua Lipa javën që shkoi para publikimit të albumit kishte lansuar këngën ‘Break my heart’ të cilën e kishte kompletuar edhe me videoklip.

Gjersa nuk kanë kaluar as një javë nga lëshimi i këtij projekti, kënga tashmë ka arkëtuar mbi 11 milionë klikime në Youtube gjë që e ka mbushur me krenari këngëtaren.

Në foton e ndarë ku Dua duket e mahnitshme në një kostum të brendshëm, falënderon të gjithë për përkrahjen.

Kujtojmë se ‘Break my heart’ është pjesë e albumit ‘Future Nostalgia’ nga Dua Lipa.