Dua Lipa i gëzohet këtij suksesi të këngës “Physical”

Dua Lipa më 31 janar ka publikuar projektin e parë të albumit të saj të ri.

Këngës me titull “Physical”, këngëtarja ia shoqëroi një video, në të cilën erdhi me shumë ngjyra në secilën skenë të klipit.

Së fundi, Dua bëri të ditur se ky projekt ka grumbulluar plot 10 milionë klikime në kanalin YouTube.

“10 milionë shikime në videon e Physical!!!💝💝💝💝💝💝 yayayayaaaaaay‼️‼️‼️”, ka shkruar ajo, duke iu gëzuar pa masë këtij suksesi.

Kujtojmë se albumi me titull “Future Nostalgia”, do të publikohet më 3 prill.