Dua Lipa i bashkohet emrave të mëdhenj të muzikës për një koncert 24-orësh

OneHuManity (OHM), në bashkëpunim me ITP Live, ka bashkuar disa nga yjet e muzikës për të interpretuar në një koncert që do zgjat 24 orë.

Ngjarja do të fillojë në orën 20:00 sipas kohës lokale dhe do të transmetohet nëpër platforma të ndryshme duke përfshirë YouTube, Facebook , IGTV, TikTok dhe në ohm.constellation.art, si dhe rrjete kryesore televizive në të gjithë globin.

Nga ky koncert që pritet t’i bashkojë shikuesit nga mbarë bota në një vend, fondet e mbledhura do dhurohen për luftimin e pandemisë COVID-19.