Dua Lipa bëhet femra e parë që arrin këtë sukses

Ku ka rekorde për tu thyer aty është edhe Dua Lipa, këngëtarja ka arritur suksesin e radhës me këngën e saj të famshme ‘IDGAF’.

Kënga e publikuar vite më parë ka arritur shifrën e 1 miliardë dëgjimeve në platformën digjitale ‘Spotify’, çfarë e bën atë femrën e parë që arrin këtë sukses.

Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ndërsa edhe për këngën “Don’t Start Now” shënohen 944 milionë klikime.