Do të publikohen emrat e personave që janë në vetëizolim nga Koronavirusi

Qeveria e Malit të Zi ka sjellur vendim të publikojë emrat e personave që gjenden në vetëizolim. Qellimi është që qytetarët të mbrohen nga ata persona të pandërgjegjshëm që janë në izolim, por nuk e respektojnë masën. Qytetarët duhet ta dinë se kush prej fqinjëve dhe bashkëvendasve të tyre janë në vetëizolim dhe të ruhen prej tyre, ka njoftuar qeveria malazeze. Kjo masë është ndermarë pasi studimet e fundit kanë treguar se shkaku kryesor për përhapjen e virusit dhe rritjes së numrit të vdekjeve është mosdisiplina.