Dje kanë votuar 6710 qytetarë

epa09528387 A young girl cheeks the ballots at the polling station in Skopje, Republic of North Macedonia, 17 October 2021. 1,824,864 citizens have the right to vote. For the first time in these elections, the identity of the voters will be checked with devices for biometric identification of the fingerprint. Before you can exercise your voting right, your fingerprint will first have to match that of the database inserted in the identification device. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Të drejtën e votës, sot një ditë para zgjedhjeve e kanë shfrytëzuar 6710 nga gjithsej 7645 të paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm, persona me Kovid-19, të burgosurit dhe persona në institucionet për kujdes jashtëfamiljar, njoftoi KSHZ.

Në vendvotimet në 14 institucione ndëshkuese përmirësuese të drejtën e votës nga gjithsej 1.409 votues të regjistruar e kanë realizuar 943 votues.

Në shtëpitë e tyre si të sëmurë ose të pafuqishëm nga 5588 të paraqitur, kanë votuar 5287, ndërsa në institucionet për kujdes jashtëfamiljar nga 266 të regjistruar, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 212 persona.

Si persona që janë në karantinë shtëpiake ose të cilëve u është caktuar masë e vetizolimit për shkak të KOVID-19 në shtëpitë e tyre janë paraqitur 376, ndërsa kanë votuar 268 persona.

Votimi gjithkund sipas informacioneve të marra nga Komisionet komunale zgjedhore ka kaluar pa probleme, theksojnë nga KSHZ.