Djali i Donald Trump kërcënon republikanët që nuk i mbështesin

Eric Trump, djali i dytë i presidentit Donald Trump ka kërcënuar republikanët që s’po përpiqen të bllokojnë nënshkrimin e Joe Biden si fituesi presidencial.

“Unë personalisht do të punoj për të mposhtur çdo senator/kongresmen republikan që nuk ngrihet kundër këtij mashtrimi – ata do të marrin pjesë në zgjedhjet e tyre të ardhshme dhe a do të humbasin”, tha ai.

Rreth 140 republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të paktën 12 senatorë republikanë thonë se do të votojnë kundër certifikimit të Bidenit. Është parë si një përpjekje e fundit që nuk ka shanse të ketë sukses sepse kërkohet një shumicë në të dy dhomat dhe demokratët kontrollojnë Dhomën.

Shumë në Uashington besojnë se vëllai i madh i Eric, Donald Jr, ka ambiciet presidenciale.

Në fakt, para se vetë presidenti Trump të fillonte të mendonte për idenë e kandidimit për president përsëri në vitin 2024, Republikanët kishin folur në mënyrë aktive për Don Jr që të merrte frenat

Top Channel