Dita më e zezë e Koronavirusit në Itali, për 24 orë, 368 viktima

Madje 368 viktima janë shënuar 24 orët e fundit në Itali, që paraqet numrin më të madh të shënuar brenda një dite. Deri tani numër më i madh i viktimave është shënuar më 13 mars, 250 brenda një dite. Numër më i madh i viktimave është shënuar në Lombardi, rajon që paraqet epiqendrën e pandemisë në Itali. Komesari special Anxhelo Boreli njoftoi se brenda një dite janë shenuar 2.853 raste të reja, me virusin e rrezikshëm, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 27.747 persona. Italia tani disa ditë gjendet në karantinë, kurse të hapura janë vetëm barnatoret dhe shitoret për ushqim.