Dita e sportit, festë e re shtetërore në Slloveni

Kuvendi slloven votoi Ligj, me të cilin 23 shtatori do të shënohet si Ditë e sportit dhe do të jetë festë shtetërore, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Kjo festë u votua pas iniciativës së vitit të kaluar të Komitetit olimpik të Sllovenisë, ndërsa qëllimi është të theksohet rëndësia e sportit dhe edukatës fizike për qytetarët.

Një pjesë e deputetëve fillmisht e propozuan 5 shkurtin si datë kur do të festohet Dita e sportit, por më vonë është arritur marrëveshje dhe u votua që të jetë 23 shtatori. Kjo datë është zgjedhur pasi në atë ditë të vitit 2000 për herë të parë u intonua himni në lojëra olimpike, pasi dueti në kanotazh, Iztok Shop dhe lluka Shpik fituan medalje të artë.