Dita e avicaionit VING

Me rastin e shënimit të 10 Qershorit – Ditës së aviacionit VING në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec, është paraparë demonstrim i fluturimit nga aviacioni i Armatës, si dhe fluturimi i aeroplanëve F-16 të cilët e kryejnë patrullimin e rregullt ajror të NATO-s mbi territorin tonë që filloi me anëtarësimin tonë të plotfuqishëm, ndërsa të cilin në pajtim me angazhimin teknik e realizoi aviacioni ajror i Republikës së Greqisë.

Fluturimi mbi Shkup me një grup aviacionesh, siç është paralajmëruar, do të mbahet prej orës 12 deri në orën 13. Grupi do të formohet prej nëntë fluturakeve dhe është planifikuar të fluturojë në formatin 3-2-2-2 edhe atë: tre helikopterë Mi-17 – prijës i grupit, dy helikopterë Mi-24, dy helikopterë Bell-206 dhe dy aeroplanë ZLIN-242L.

“Shpresojmë se qytetarët e Qytetit të Shkupit do të kënaqen me fluturimin e fluturakeve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në emër të pjesëtarëve të VING-ut ajror, gjatë pandemisë botërore të KOVID-19, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut u dëshirojmë të mbeten me shëndet të mirë dhe t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje ndërsa të gjithë të sëmurëve u dëshirojmë shërim dhe rikuperim të shpejtë”, qëndron në deklaratën me shkrim të major Sasho Pavllovskit./MIA/