Disa të plagosur nga përplasja e makinës për një turmë njerëzish në Gjermani

Së paku dhjetë njerëz u plagosën, pasi një makinë u përplas për një turmë njerëzish, që po merrnin pjesë në një karneval në qytetin Folkmarsen të Gjermanisë.

Policia tha se shoferi i automjetit u arrestua, por nuk tregoi nëse bëhet fjalë për aksident apo rast të qëllimshëm.

Dëshmitarët i thanë ueb-faqes gjermane të lajmeve HNA se shoferi dukej se i kishte goditur qëllimisht fëmijët.

Makinat e policisë dhe auto-ambulancat nxituan në vendin e ngjarjes.

Qyteti Folkmarsen ndodhet rreth 423 kilometra në perëndim të Berlinit.

Incidenti ndodhi gjatë festimeve për Rosenmontag, ose Të Hënën Rozë – një karneval që mbahet në disa pjesë të Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës dhe Zvicrës.

Edhe pse nuk është festë kombëtare në Gjermani, shkollat shpesh janë të mbyllura gjatë kësaj dite.

Incidenti po ashtu vjen pak ditë pasi një person i armatosur vrau nëntë vetë në qytetin Hanau të Gjermanisë.

Ky është përshkruar si sulmi më i keq racist në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore./rel