Pa energji elektrike nesër prej orës 6:00 deri në orën 9:30 do të mbeten disa konsumatorë nga bulevardi “Mitropolit Teodosij Golloganov” numrat 70, 75, 77, 79, restoranti “Intermeco”, Klubi i karatesë “Rabotniçki”, ndërkaq edhe objektet për larjen e automobilave në bulevardin “Mitropolit Teodosij Golloganov” në Komunën e Karposhit.
Në periudhën prej orës 8:55 deri në orën 11:00 nesër pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga fshatrat e Shkupit Sfillare e Poshtme dhe e Epërme, Rashçe, Kopanicë, Bojanë, një pjesë e Kondovës, Dvorcë, Radushë, Orashë, Graçan, Kuçkovë, lagjet Vele pole, Sileksi gjeologjik, Karakolli Çashkë, Tehnogas 2.
Prej orës 8:00 deri në orën 14:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët “6”, “8”, “10” dhe një pjesë e rrugës “Anton Vellkovski” në Komunën Gazi Babë.
Siç kumtoi QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në sistemin elektrik të Qytetit të Shkupit.