Balotazhi në Suharekë – Rezultati për 100% vendvotime të numëruara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotimi.

KQZ-ja ka nisur me publikimin e rezultateve të 18 komunave që shkuan në balotazh.

Duke klikuar në këtë LINK, gjeni rezultatet preliminare të balotazhit.

 

 

Sipas KQZ-së, në këto rezultate nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe me postë.

Të dielën më 09.11.2025, u zhvillua gara elektorale e balotazhit në 18 komuna të Kosovës për zgjedhjet lokale 2025.

Sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë të vendit.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 525 qendra të votimit, me gjithsej 1 mijë e 648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1 mijë e 628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë, me 20 vendvotime, për votimin me kusht.

 

 

Kandidatët e 18 komunave që garuan në balotazh 

Për Komunën e Gjilanit garojnë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Arbër Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në raundin e parë të mbajtur më 12.10.2025, Alban Hyseni i LVV-së mori 49.80% të votave, kurse Arbër Ismajli i LDK-së 34.29%.

Për kryetar të Komunës së Gjakovës garojnë Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Ardian Gola i LVV-së. Në zgjedhjet e datës 12.10.2025, Ardian Gjini i AAK-së mori 47.53% të votave, ndërsa Ardian Gola i LVV-së 31.89%.

 

 

Në Komunën e Prizrenit garojnë Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Artan Abrashi i LVV-së. Në raundin e parë, Shaqir Totaj i PDK-së ka pasur 41.45% të votave, kurse Artan Abrashi i LVV-së 30.39%.

Gazmend Muhaxheri i LDK-së synon mandatin e katërt si i pari i Pejës dhe në raundin e parë ka marrë 46.25% të votave, kurse Taulant Kelmendi i LVV-së 27.78% të votave.

Për Komunën e Prishtinës garojnë Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrulla Çeku i LVV-së. Në raundin e parë, Përparim Rama i LDK-së mori 33.71% të votave, kurse Hajrulla Çeku i LVV-së mori 33.21%.

Arian Tahiri i PDK-së dhe ai i LVV-së, Faton Peci garojnë për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut. Në raundin e parë, Tahiri mori 47.57%, kurse Peci 47.94% të votave.

 

 

Në Komunën e Fushë Kosovës garojnë Besnik Osmani i LDK-së dhe Valon Prebreza i LVV-së. Në raundin e parë, Valon Prebreza i LVV-së kishte 45.15%, ndërsa Besnik Osmani i LDK-së 36.66%.

Sokol Haliti i LDK-së dhe Arsim Ademi i LVV-së garojnë për kryetar të Komunës së Vitisë. Nga raundi i parë, Sokol Haliti i LDK-së mori 38.01% të votave, kurse Arsim Ademi i LVV-së 33.46%.

Ferit Idrizi i PDK-së dhe Sylejman Meholli i LVV-së janë në balotazh për Vushtrrinë. Në raundin e parë, Ferit Idrizi mori 45.24% të votave, kurse Sylejman Meholli 30.81%.

Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Sokol Bashota i PDK-së garojnë për të parin e Komunës së Klinës. Në raundin e parë, Zenun Elezaj i AAK-së mori 48.47% të votave, ndërsa Sokol Bashota i PDK-së 35.41%.

 

 

Në Komunën e Kaçanikut qytetarët do të mund të votojnë në mes Sabedin Vishit të PDK-së dhe Jeton Rakës së LVV-së. Në raundin e parë, Sabedin Vishi i PDK-së mori 39.61%, kurse Jeton Raka i LVV-së mori 37.94%.

Xhafer Gashi i LDK-së dhe Halil Thaçi i LVV-së garojnë për Komunën e Obiliqit. Në raundin e parë, Gashi mori 46.20%, kurse 44.37% të votave.

Smajl Latifi i AAK-së që mori 37.18% të votave në raundin e parë, kurse Ali Dula i LVV-së 23.93%, garojnë për Komunën e Rahovecit.

Bali Muharremaj i AAK-së me 45.42% të votave, ndërsa Ardian Shala i LDK-së me 31.32%, arritën rezultatin zgjedhor në raundin e parë për Komunë të Suharekës. Ata garojnë në raundin e dytë.

 

 

Bexhet Xheladini i LDK-së që mori 45.62% të votave në raundin e parë, kurse Shaban Shabani i PDK-së 28.05%, garojnë për Komunën e Dragashit.

Ruzhdi Shehu i LDK-së dhe Agron Kuçi i AAK-së garojnë për Komunë të Junikut. Në raundin e parë, Shehu kishte marrë 48.89% të votave, ndërsa Kuçi kishte marrë 38.88%.

Në Komunën e Mamushës garojnë Abdulhadi Krasniç dhe Fikret Morina. Në raundin e parë, Krasniçi i Partisë Demokratike Turke (KDTP) mori 49.80% të votave e Fikret Morina i Mamusha Halk Hareketi 48.83%.

Në Komunë të Kllokotit garojnë Bozidar Dejanoviç i Listës Serbe dhe Srecko Spasiç i partisë Srpska narodna Sloga. Dejanoviç mori 41.38%, kurse Spasiç 31.23% të votave në raundin e parë.

 

 

Procesi zgjedhor ka filluar nga ora 07:00 dhe do të zgjasë deri në ora 19:00, në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1 mijë e 648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1 mijë e 628 vendvotime për votimin e rregullt.

Kurse për votimin me kusht,  janë 18 qendra, nga një për çdo komunë, me 20 vendvotime.

KQZ nisi shpërndarjen e materialit zgjedhor më 08.11.2025, ndërsa një plan operativ është hartuar nga forcat e rendit, në mënyrë që procesi zgjedhor të shkojë pa ndonjë problem.