VMRO-DPMNE-ja nuk duhet të propozojë kandidat të saj për nënkryetar të Kuvendit, ka shënuar në profilin e tij në Fejsbuk ish-deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski.




“Nëse jemi parti serioze e cila qëllim të mbijetojë në kritikat e veta parimore, VMRO-DPMNE-ja në shenjë të pranimit të kritikës nga opinioni për numrin e panevojshëm të nënkryetarëve, vetë duhet të heq dorë nga ai vend i cili i takon”, shkruan Dimovski.





