Dimitrov: Rumania ka interes të natyrshëm për integrimin evropian të rajonit

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, priti në takim lamtumire Ambasadorin e Rumanisë  në Maqedoninë e Veriut, Viorel Stanila.

“Rumania ka interes natyror për integrimin evropian të rajonit që ishte lartë në listën e prioriteteve të kryesimit Rumun me Këshillin e Unionit për çka jemi mirënjohës” tha Dimitrov.

Ai falenderoi edhe për miqësinë e sinqertë, për angazhimin personal të ambasadorit dhe ndihmën e Rumanisë në realizimin e proceseve euro-atlantike të vendit tonë, duke i dëshiruar sukses në planet tij të metejme profesionale.

Bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e afërta bilaterale mes dy vendeve, duke potencuar edhe bashkëpunimin në kuadër të instrumenteve IPA, TUINING dhe TAEKS.