Kabineti i ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, përgënjeshtron dëshmitarin e rastit “Zhvatja”, Zoran Mitrovski i cili tha se për zhvatjen e kërkuar nga Boki 13 e ka njoftuar ambasadorin e nderit të Letonisë dhe më pas ai e ka informuar ministrin Dimitrov. Ata përmes një reagimi për media thonë se tema “Zhvatja”, nuk është përmendur asnjëherë, mes ministrit Dimitrov dhe ambasadorit. “Me zotëri Sarkanis, ish ambasadroin jorezident të Letonisë, Ministri Punëve të Jashtme ka pasur vetëm një bisedë të shkurtë, absolutisht joformale, si një bisedë e karakterit joformal: duke qëndruar në këmbë, pa termine dhe me 40 njerëz përreth. Ambasadori në kohën e bisedës së tij joformale është e vërtetë që e ka përmendur konzullin e Letonisë, biznesmenin Zoran Mitrovskin, por vetëm për tu ankuar se ai në media po përmendet si i dyshuar në një hetim të hapur”. Nga kabineti i ministrit Dimistrov bëjnë thirrje që menjëherë të ndërpritet shpërndarja e gënjeshtrave të tilla të cilat janë në funksion për ta dëmtuar reputacionin dhe integritetin e ministrit Dimitrov, përmes lidhjes së tij me aferën me të cilën ai nuk ka asnjë përfshirje. /SHENJA/
Maqedoni Dimitrov mohon se ka qenë i informuar për një rast në procesin...