Dieta që ndjek Nora Istrefi gjatë periudhës së izolimit

Nora Istrefi cilësohet si një nga këngëtaret me trupin më të mirë në estradë ndonëse është nënë e një fëmijë, ajo sot ishte e ftua në emisionin ‘E diell’.

Këngëtarja flet për rutinën që kalon gjatë kohës kur po qëndron e izoluar dhe dietën të cilën po e ndjek gjatë kësaj periudhe pandemie.

“Unë mundohem të mbaj një farë balance, të mos kufizohem në ushqime, pra nuk ha vetëm sallatë. Ha pak nga të gjitha, mirëpo këtë gjë e bëj në mënyrë të shpeshtë dhe nuk e teproj”, është shprehur këngëtarja.