Diaspora kumanovare në bashkëpunim me hoxhën Sadullah Bajrami ndihmon 10 mijë familje, aksioni vazhdon!

Diaspora kumanovare në bashkëpunim me shoqatën “Thirrja” vit për vit organizon aksionin humanitar “Kuponi i ramazanit”. Në kuadër të këtij aksioni, familjeve në nevojë u ndahen kuponë me të cilët mund të blejnë produkte ushqimore në dy markete.
Për shkak të epidemisë së Covid 19, ky aksion sivjet ka filluar më herët. Që nga fillimi i epidemisë e deri tani janë ndihmuar 10 mijë familje.
“Aksioni ende është duke vazhduar. Diaspora kumanovare po jep shembull”, thonë nga shoqata “Thirrja” për Gazetën Lajm.
Aty theksojnë se aksioni nuk do të ndalet as gjatë muajit të Ramazanit, kur do të arrijë kulmin.