Dialogu Kosovë-Serbi: Kupchan shpreson në marrëveshje

Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles Kupchan, beson se në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, mund të dalin me një marrëveshje paraprake, që i hapë rrugë marrëveshjes finale. Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Kupchan, tha se beson se një takim i këtij formati, do të ishte e çuditshme që të organizohej në rast se gjithsecili, në fund, do të kthehej në shtëpi pa pasur çfarë të prezantojë. “Do befasohesha shumë sikur nga takimi i Uashingtonit të dilnim me ndonjë lloj marrëveshjeje. Këto lloj arritjeje zakonisht nuk shfaqen brenda natës. Mendoj se kjo, sidomos është e vërtetë në një rast sikur të Kosovës dhe Serbisë, ku duhet që të kryen shumë detyra të shtëpisë, për të bërë gati popullatën e brendshme, përfshirjen e parlamentit si dhe krijimi i mbështetjes së brendshme për marrëveshjen. Pra, më shumë kjo është për të bërë gati tavolinën për të ecur përpara, por do të shohim”, u shpreh Kupchan.