Dhjetëra padi penale për mos respektimin e vet-izolimit

Një nënë dhe vajza e saj nga Strumica janë kthyer nga Piaçenca e Italisë dhe nuk i kanë ndjekur rekomandimet për izolim nga virusi korona. Megjithëse duhej të qëndronin në shtëpi dhe të mos kenë kontakt me fqinjët, ata disa herë kanë dalë para ndërtesës. Mosrespektimi i masave do t’u kushtojë vepër penale – Mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Prokuroria Themelore Publike

“Më 27.02.2020 dhe 28.02.2020, të pandehurit në raste të ndara kanë zbritur nga banesat, ku janë zbatuar masat e izolimit para ndërtesës së banimit, ku janë parë nga nëpunësit e policisë dhe janë paralajmëruar të kthehen në vendbanimin dhe ti zbatojnë masat. Të pandehurit me grindje verbale u janë kundërvënë personave zyrtarë, dhe paralajmërimet nuk i kanë respektuar”

Ekziston gjithashtu një mosrespektim i rekomandimeve të izolimit në Valandovë. Dy persona u kthyen nga Gjermania më datën 13 të këtij muaji, një vend i vlerësuar me rrezik të lartë nga OBSH-ja. Në vend që të ishin në shtëpi, ata kanë kontaktuar bashkëqytetarët si dhe ishin në Departamentin e Çështjeve Administrative në Valandovë.

Prokuroria Themelore Publike

“Prokuroria kërkon personat të shpallen fajtorë dhe t’u shqiptohet dënimi në të holla në lartësi prej 100, gjobë ditore apo 123 mijë denarë për të dy personat”.

Në fshatin Dobridoll të Gostivarit, dje një hotelier u ka shërbyer mysafirëve, edhe pse në fuqi është ndalesa për punën e objekteve hotelierike. Prokuroria kërkon që ndaj tij të shqiptohet dënim në të holla. Mosrespektim të izolimit shtëpiak ka edhe në Pllasnicë të Kërçovës. Një burrë 53 vjeçar i cili më 16 mars përmes kalimit kufitar të Tabanocit ka hyrë në vend duke u kthyer nga Sllovenia, ka nënshkruar deklaratë se 14 ditë do të mbetet në shtëpinë e tij në Pllasnicë. Megjithatë, policia vetëm dy ditë më vonë e kanë ndaluar mes qytetit të Makedonski Brodit dhe Kërçovës, duke vërtetuar se nuk e ka respektuar izolimin, pas çka kanë ngritur kallëzim penal për mosrespektim të rekomandimeve shëndetësore në kushte epidemie.